Rregullore

Posted: February 7, 2010 Category:

Ashtu si ne cdo konkurs apo kompeticion, edhe ne kte konkurs seo do kete disa rregulla qe duhen respektuar:

  1. Domeini qe do perdorni per te marre pjese ne konkurs duhet te jete i ri dhe jo te jet ndonje domein i vjeter. Mund edhe te perdorni blogspot ose subdomein i ndonje domeini, por duhet te jete i ri dhe i krijuar pas dates kur do  publikohet termi i konkursit seo
  2. Gara e SEO do filloje ne date 15 Shkurt dhe do perfundoje ne date 15 Maj, pra do keni kohe te mjaftueshme ne dispozicion
  3. Ndalohet kategorikisht manipulimi i cfaredolloj qoft per te arritur ne fitimin e cmimit te pare. Blackhat SEO eshte e lejueshme por jo te kaloje limited
  4. Fituesi do shpallet ne oren 20:00 te dites 15 Maj ku dhe do fitoje cmimin e madh
  5. Duhet te na ndiqni ne Twitter per te mesuar se kush do jete fjala kyce per te cilen do behet ky konkurs i pare i seo-s per shqiptaret
  6. Kur aplikoni, duhet te aplikoni me te dhenat tuaja reale qe te kemi mundesi t’ju kontaktojme
  7. Fituesi do zgjidhet ne baze te google.com dhe jo google.com/intl/sq apo ndonje google tjeter, e njejta gje vlen edhe per Bing.com edhe Yahoo.com (pra ato amerikan)
  8. Ky konkurs eshte i hapur jo vetem per shqiptaret ne Shqiperi , Kosove apo Maqedoni por kudo ne bote ku ndodhen shqiptar ose pse jo, edhe te huaj qe deshirojne te tregojne aftesite e tyre ne SEO
  9. Te gjitha faqet, per te qene valide kur te zgjidhen fituesit duhet te permbajne te gjitha kodet qe do jene te listuara tek formulari “Apliko Tani
  10. Ndalohet te vendosni reklama te tipit CPALEAD apo Adsense (ose reklama te ngjashme si to) por mund te vendosni links tekst ose bannera

Keto jane per momentin rregullat, deshiroj te theksoj qe eshte nje loje me teper ku rendesi ka te argetoheni dhe te tregoni aftesite tuaja keshtuqe play fairly si dhe mos abuzoni me lojen

Rregullorja do ndryshohet here pas here nese shohim qe duhet shtuar ndonje rregull apo ndonje informacion shtes

Komentet (3)

trim qemali

February 13th, 2010 at 1:31 am    

Blackhat SEO eshte e lejueshme por jo te kaloje limited? Per cfare limite flitet saktesisht sepse eshte nje term shume i gjere dhe gjithmone egziston mundesia per te keqperdore dicka.
Personalisht nuk jam i sigurte nese do te mare pjese, pasi e dij qe pjesa me e madhe e pjesmaresve do te perdorin software per te krijuar backlinks automatikisht.

SEO

February 16th, 2010 at 1:21 am    

Pershendetje Trim Qemali,

Me beso te gjesh software eshte shume e thjeshte por ti perdoresh ato (pa u perjashtuar nga Google) eshte detyre paksa e veshtire

Pastaj termi qe eshte zgjedhur nuk ka konkurence te madhe keshtuqe me pak seo mund te dali cdo person ne TOP 3

Fisnik

February 16th, 2010 at 9:17 am    

A lejohen Affiliate links, pasi nuk pashe ndonje rregull per affiliate link.

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqa